Kronikë

Godet policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Podujevë

policia

Foto: Ilustrim

Një burrë është arrestuar në fshatin Gllamnik të Podujevës, pasi që me veturë ka goditur një zyrtar policor, pasi që patrulla e kishte ndaluar për kontroll. 

Rasti ka ndodhur të dielën. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe pasi është arrit të ndalohet i njëjti ka lëvizë me veturë prapa dhe ka goditur zyrtarin policor”, thuhet në raportin e Policisë. 

Zyrtari policor thuhet se është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor. 

Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.