Kronikë

Grabitet një kompani në Rahovec, të dyshuarit e lidhën rojën për një pemë

policia

Tre persona, njëri i armatosur, kanë grabitur një kompani private në Rahovec të enjten. 

Roja në kompani ka raportuar se të dyshuarit e kishin lidhur për peme dhe më pas janë futur në objekt. 

Nuk dihet ende se çfarë kanë grabitur brenda kompanisë. 

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte në vendin e punës roje në një kompani private aty kanë hyrë tre persona të dyshuar (njëri me armë të shkurtë) dhe pasi e kanë lidhur viktimën për një peme në oborr, të dyshuarit kanë depërtuar përmes dritares në objekt dhe nuk dihet çfarë kane arritur te marrin. Viktima nuk ka deklaruar lëndime, kurse ne konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.