Filiali i një institucioni mikrofinanciar në Prizren është grabitur të premten pasdite. Sipas Policisë së Kosovës, grabitja është kryer nga një person i armatosur dhe i maskuar.
“Në ora 15:12 minuta, një punëtore e një institucioni mikrofinanciar ka raportuar në Polici se një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në objekt dhe ka grabitur një shumë të konsiderueshme të parave”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, bazuar në informatat fillestare dyshohet se grabitësi ka vepruar vetë dhe se në këmbë është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.
“Policia është duke mbledhur dëshmi dhe prova dhe njësitë përkatëse janë në kërkim të personit të dyshuar”, ka njoftuar Bytyqi.
