Një grabitje nën kërcënim të armës së zjarrit dhe shufrës metalike dyshohet se ka ndodhur të hënën në Fushë-Kosovë.
Policia ka njoftuar të martën se rasti ka ndodhur në orët e para të së hënës brenda një lokali.
Siç është bërë e ditur, dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur kuletën, telefonin dhe një shumë të konsiderueshme të parave të viktimës.
“Raportohet se dy persona të dyshuar të maskuar, njëri prej tyre i armatosur me armë pistoletë dhe tjetri me një shufër metalike kanë hyrë brenda lokalit ku nga viktima mashkull nën kërcimin e armës kanë arritur që të grabisin kuletën, telefonin dhe një shumë të konsiderueshme të hollave”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit thuhet se janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente.