Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Humb jetën një 52-vjeçar pas vetaksidentit në Suharekë

Shiriti i policisë - Policia - Aksident

Foto: Ilustrim

Një 52-vjeçar ka humbur jetën si pasojë i lëndimeve të marra pas një vetaksidenti në fshatin Shirokë të Suharekës, paraditen e sotme. Viktima ishte drejtues i automjetit dhe banues i fshatit Shirokë. 

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në aksident është përfshirë automjeti që drejtohej nga B.U., mashkull rreth 52 vjeç, banues në fshatin Shirokë, Komuna e Suharekës. Si pasojë e vetaksidentit, drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime të rënda trupore. I njëjti ka pranuar trajtim mjekësor, mirëpo nuk ka arritur t'u mbijetojë lëndimeve të pësuara. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku kujdestar”, ka njoftuar Bytyqi.

Njësitet kompetente policore, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.