Policia në Skenderaj ia ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë një personi i cili fillimisht ishte shfaqur në rrjetet sociale duke ekspozuar një armë.
Hetuesit policorë në Skenderaj kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe e kanë identifikuar e lokalizuar të dyshuarin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë shtëpinë e të dyshuarit janë sekuestruar tri pistoleta, dy armë të gjata dhe 734 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
“I dyshuari është intervistuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe posedim te armëve me autorizim të skaduar. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

