Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 17-vjeçarit Xhengiz Hyzeiri nga Gjilani, i cili është shpallur i zhdukur që nga 2 janari.
“Xhengiz (Aliriza) Hyzeiri, i lindur më 15.07.2008, me adresë banimi në rrugën “Lufta e Gjilanit”, qyteti Gjilan,është shpallur person i humbur që nga data 02.01.2026, dhe deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Çdo person që posedon informacion të dobishëm lidhur me vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografi, lutet të njoftojë Policinë përmes njërës nga mënyrat në vijim:
Stacioni më i afërt policor
Aplikacioni digjital “Lajmëro Policinë”
E-mail: [email protected]
Numrat kujdestarë: 192
“Policia e Kosovës garanton se të gjitha të dhënat e ofruara nga qytetarët do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Policia e Kosovës falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në këtë rast”, vijon njoftimi.