Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik

Prokuroria Speciale

Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.D., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “krim i luftës kundër popullsisë civile” gjatë vitit 1999, në fshatin Ivajë dhe fshatrat përreth të Komunës së Kaçanikut.

Sipas njoftimit për media, A.D., në cilësinë e pjesëtarit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) në Ferizaj dhe polic i trafikut në regjionin e Kaçanikut, në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar të forcave policore, ushtarake serbe, më 09.03.1999, gjatë një aksioni të organizuar policor ushtarak kundër popullsisë civile shqiptare, i detyroi banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, të cilat më pas u dogjën dhe u shkatërruan.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndërsa 91 meshkuj u ndanë nga rreth katërqind 400 burra, gra, pleq e fëmijë të grumbulluar, dhe u dërguan në stacionin policor në Kaçanik. Sipas kërkesës, prej tyre, 13 civilë u ndaluan me qëllim të marrjes në pyetje, me ç ‘rast u rrahën dhe u torturuan në mënyrë brutale, çnjerëzore, fizike dhe psikike nga i pandehuri A. D., duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë të ndryshme të trupit”, thuhet në njoftim.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se gjatë bastisjes në pronën e të dyshuarit janë gjetur armë dhe një uniformë e MUP-it.

Lexo përditësimet tjera
Policia e Kosovës

Në shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte u gjetën armë dhe një uniformë e MUP-it

Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e një personi në Kaçanik i dyshuar për krime...