Një vrasje në tentativë është regjistruar të shtunën në Fushë-Kosovë.
Sipas njoftimit nga Policia, raportohet se një burrë ka pësuar lëndime në këmbë nga një armë zjarri, për shkak të mosmarrëveshjeve në komunikacion.
Siç bëhet e ditur, derisa viktima ka qenë duke u kyçur në komunikacion nga semafori dhe për shkak se nuk i ka dhënë përparësi kalimi, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në tokë, e pastaj plumbi e ka godit në këmbë viktimën.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërkaq viktima ka marrë tretman mjekësor.
“Është raportuar se derisa viktima ka qenë në semaforët për kyçje dhe shkak që nuk i ka dhënë përparësi kalimi, një i dyshuar ka dalë nga vetura e tipit Audi A 3 dhe duke e ofenduar verbalisht e ka shtënë me armë zjarri në tokë ku plumbi e ka goditur në këmbë. I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa në vend ngjarje është gjetur dhe konfiskuar predha dhe gëzhoja. Rasti në ndodhet në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.
-
Vrasje në tentativë në Fushë-Kosovë
-
Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë-Kosovë
-
Rrëzohet nga kati i dytë një punëtor në Fushë-Kosovë, një person dërgohet në mbajtje
-
Vrasje në tentativë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
-
Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë