Tri qendra masazhi, dy në Gjakovë dhe një në Rahovec, janë mbyllur pas inspektimeve të realizuara gjatë ditëve të fundit, ka njoftuar të enjten Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).
Sipas njoftimit, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Qendror të Punës, ka zhvilluar 98 inspektime të përbashkëta në qendrat e masazhit dhe lokalet e muzikës në të gjithë territorin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit, mbyllja e tri qendrave të masazhit erdhi si pasojë e mungesës së dokumentacionit të nevojshëm dhe mosrespektimit të orarit të punës.
Po ashtu, IQMT-ja ka shqiptuar pesë gjoba ndaj subjekteve që gjatë procesit të inspektimit nuk kanë prezantuar dokumentacionin e kërkuar.
Ministria ka bërë të ditur se aksionet e përbashkëta inspektuese do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të garantimit të ushtrimit të ligjshëm të veprimtarive ekonomike dhe respektimit të legjislacionit në fuqi.