Dy persona janë ndaluar në Mitrovicën e Veriut nën dyshimin se si punonjës të Postës së Serbisë shpërndanë dërgesa postare paligjshëm.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se ata janë të dyshuar për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dyshohen për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike. Kanë qenë duke bartur letra për qytetarë, kryesisht vendime që vijnë nga gjykatat serbe, kadastra, etj”, ka thënë Elshani për Kohën.
Pas marrjes në pyetje në Polici të dyshuarit janë liruar, dhe me rastin po merret Departamenti për Krime Ekonomike.