Kronikë

Në Drenas dyshohet se një e mitur është rrëmbyer

Policia e Kosovës

Një rast i rrëmbimit është raportuar në Drenas të hënën.

Sipas njoftimit nga Policia, babai ka njoftuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas ankuesit gjatë kontrollit se video incizimeve vërehet se viktima kishte hip në një veturë me targa të panjohura.

Rasti është duke u hetuar.

“Drenas 04.08.2025-16:00 Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se vajza e tij e mitur femër kosovare kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Sipas ankuesit gjatë kontrollit se video incizimeve vërehet se viktima kishte hip në një veturë me targa të panjohura. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.