Dy raste të vdekjes të ndodhura të hënën në Prishtinë dhe Gjakovë, po hetohen nga Policia.
Viktima në Prishtinë, një grua, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ku edhe ka ndërruar jetë.
Ndërsa në Gjakovë, vdekja e një burri është konstatuar nga spitali rajonal.
Me vendim të prokurorëve të rasteve, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.