Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti mes një treni dhe një veture që ka ndodhur pasditen e së premtes në Prishtinë.
Siç ka bërë të ditur Policia, aksidenti ka ndodhur te “Përroi i njelmët”.
I lënduari ka pranuar trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime te “Përroi i njelmët” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
