Një aksident me fatalitet ka ndodhur paraditen e së hënës në Baicë të Drenasit, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën se në Baicë të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur”, ka thënë ajo.
Sipas Ahmetit, vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.