Një person është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan pasi në automjetin e tij janë gjetur mallra të ndaluara për tregti, konkretisht cigare të llojeve të ndryshme pa banderola, si dhe një shumë prej 22 mijë 515 euro para të gatshme.
Rasti është trajtuar nga Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës. Sipas informacioneve zyrtare, me vendim të prokurorit, automjeti së bashku me mallrat është dorëzuar në Doganë, ndërsa shuma e parave është sekuestruar përkohësisht, deri në verifikimin e prejardhjes së tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI dyshuari, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij po zhvillohen hetime për veprimtari të ndaluar tregtare dhe shmangie nga detyrimet doganore.