Derbi i xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll i ka takuar kampiones në fuqi, Trepçës.
Trepça të shtunën mbrëma e fitoi ndeshjen dramatike ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin 86:84. Ndeshja u vendos në sekondat e fundit.
Skuadra mitrovicase të mërkurën e fitoi edhe Kupën e Kosovës. Në finale e mposhti Bashkimin.
Për Trepçën ishte fitorja e 12-të rresht në kampionat.
Prishtina e nisi më mirë takimin duke e fituar çerekun e parë, 22:18. Trepça u kthye dhe e fitoi çerekun e dytë me shifrat 27:19.
Prishtina më pas e fitoi çerekun e tretë me rezultatin 23:16. Ndërsa dhjetëminutëshi i fundit u fitua nga Trepça me rezultatin 25:20.
Shawn Jones u dallua në fitoren e Trepçës me 16 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim. U veçua edhe Kenneth Hasbrouck me 12 pikë, tri kërcime dhe nëntë asistime.
Edhe
Trepça fiton në Prizren, i afrohet titullit të kampionit
Lojë të mirë te Prishtina pati Alex Lomax me 24 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.
Për Prishtinën ishte humbja e 13-të këtë edicion, krahas tetë fitoreve.