Një shqiptar në Itali dyshohet se e ka vrarë ish-gruan e tij dhe partnerin e saj të ri. Siç kanë raportuar mediat në Itali, rasti ka ndodhur afër Torinos. Pasi ka kryer vrasjen e dyfishtë, autori ka kryer edhe vetëvrasjen duke u hedhur nga një objekt.
Sipas raportimeve, trupat e dy viktimave u gjetën këtë mëngjes në një kanal në rrugë, në një distancë jo larg nga njëri-tjetri. Vëllai i gruas që u vra ishte i pari që ka ngritur alarmin, pasi ishte shqetësuar sepse nuk kishte marrë asnjë njoftim nga motra e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas hetimeve fillestare, 57-vjeçari i ka sulmuar viktimat me një mjet pune, duke i goditur për vdekje. Më pas, ai është ngjitur në një objekt ku punonte dhe është hedhur.
Hetimet po vijojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e incidentit.