Policia e Kosovës me mbështetje të Njësisë Elite FIT e ka arrestuar një person në Mitrovicë të enjten, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar nga shteti gjerman, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “vrasje” dhe “grabitje”.
I dyshuari me inicialet G.V., i lindur në vitin 1997 është dërguar në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedura të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në parandalimin dhe luftimin e të gjitha llojeve të krimit, përderisa angazhime aktive janë duke u realizuar dhe do të realizohen në vazhdimësi edhe në fushën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin policor.