Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Operacion i koordinuar me Europolin kundër krimit kibernetik, tre të arrestuar në Kosovë

aksion

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë njoftuar se tre persona janë arrestuar në Kosovës në një operacion ndërkombëtar kundër krimit kibernetik të koordinuar me Europolin. 

Operacioni në Kosovë thuhet se është zhvilluar të martën më 3 mars në tri lokacione: Vushtrri, Obiliq dhe Ferizaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë ndaluar për  48 orë personat: A.R., A.K. dhe R.H., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘Hyrja e paautorizuar në sistem kompjuterik’ dhe ‘Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve’”, thuhet në njoftim.

Sipas hetimeve, të dyshuarit, gjatë periudhës 2023–2025 duke shfrytëzuar njohuritë e tyre teknologjike dhe duke vepruar nën nofka dhe emra të rremë, kanë siguruar në mënyra të kundërligjshme të dhëna personale, financiare dhe kredenciale. 

Këto të dhëna më pas janë publikuar në platformën online “LEAKBASE.IO”, me qëllim shitjen dhe përfitimin material, si dhe duke u mundësuar personave të paautorizuar përdorimin e tyre për qëllime kriminale.

“Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar: 3 kompjuterë laptop; 5 shtëpiza kompjuteri;  6 telefona mobilë; 2 pajisje memorizuese”, thuhet në njoftim

Ky operacion është pjesë e një operacioni ndërkombëtar policor (OP LEAK), i cili është zhvilluar në mënyrë të koordinuar dhe të njëkohshme në SHBA, Britani të Madhe, Australi, Gjermani, Kosovë, Rumani, Poloni, Portugali, Kanada, Malajzi, Greqi, Spanjë, Holandë dhe Belgjikë.