Kronikë

Operacion policor në disa lokale nate në Prizren, sekuestrohen armë

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e të shtunës në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore, ka zhvilluar një operacion ku janë kontrolluar disa lokale të natës (bar-lounge).

Gjatë operacionit katër të dyshuarve u janë gjetur thika dhe një tjetri i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

“Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar disa lokale të natës (bar-lounge), ku si rezultat i kontrollit policor, katër personave të dyshuar u janë gjetur mjete të mprehta (thika) në brez, ndërsa një personi tjetër i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, Pesë të dyshuarit janë arrestuar, intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, dhe me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë. Armët dhe mjetet e sekuestruara do të shërbejnë si prova materiale në procedurën penale që është iniciuar ndaj të dyshuarve për veprën penale: ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, ka njoftuar Policia e Kosovës.