Kronikë

Pantiq, Millenkoviq e dy të tjerët dalin para gjykatës, akuzohen për terrorizëm

Dejan Pantiq, Millun Millenkoviq, Aleksander Vlajiq dhe Miomir Vakiq, të akuzuar për sulm ndaj zyrave të Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicë të Veriut, kanë dalë të premten para gjykatës, ku është paraparë të mbahet shqyrtimi fillestar për këtë rast.

Ata akuzohen për vepra terroriste.

Sipas aktakuzës ata kanë hedhur granata dore dhe shok bomba në drejtim të zyrave të KKZ-së, ndërsa një nga granatat shpërtheu duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikoi jetën e zyrtarëve të dhe të policëve.

Në fillim të seancës në Departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, gjykatësi ka kërkuar nga mediat që të kenë kujdes dhe të mos i publikojnë fytyrat e të akuzuarve.