Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Sipas njoftimit, një grua në Graçanicë ka raportuar se një burrë, raporti me të cilin nuk është përmendur, ka tentuar ta sulmojë. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, i dyshuari është intervistuar dhe gjendet në spital në tretman mjekësor nën mbikëqyrje të policisë.
Në Obiliq është raportuar një mosmarrëveshje mes një gruaje dhe një burri. Palët janë shoqëruar në stacionin e policisë dhe janë intervistuar. Lidhur me rastin, është informuar prokurori, me urdhër të cilit është iniciuar rasti.
Në Gllogoc është arrestuar një grua pasi ka sulmuar një familjare të saj.
Në Gjakovë një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një burrë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Në Vushtrri është arrestuar një burrë pasi ka kanosur një grua pas një mosmarrëveshje.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktimës i është lëshuar urdhër për mbrojtje dhe e njëjta është larguar nga shtëpia.