Kronikë

Policia jep detaje për zjarrin në Kçiq, u dogjën edhe shtëpi

Vatra zjarri

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin e madhe që përfshiu fshatin Kçiq në Mitrovicë të dielën. Policia ka thënë se nga përhapja e shpejt e zjarrit është djegur një shtëpi banimi dhe objekti përcjellës, si dhe pullazet e tri objekteve përcjellëse. 

Po ashtu u përfshin nga zjarri edhe dy shtëpi të pabanuara. 

“Fsh. Kçiq i Madhë-Vogël ,Mitrovicë Jug / 10.08.2025 – 14:00. Është raportuar për një zjarr i cili kishte kapluar barishte, shkurre në pyll dhe kishte filluar të rrezikoj banorët dhe pronat. Njësiti policor i dhe i zjarrfikësve në vendin e ngjarjes janë përpjekur që ta lokalizojnë zjarrin, por nga përhapja e shpejtë e zjarrit si pasojë janë djegur një shtëpi banimi dhe objekti përcjellës, pullazet e tri objekteve përcjellëse, si dhe dy shtëpi të pa banuara të tre ankuesve meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit rasti iniciohet si më lartë dhe vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Portali lokal "Jepi zë" ka publikuar video të djegies së shtëpive.