Kronikë

Policia jep informacione për vdekjen e personit në Podujevë, u gjet një pistoletë

policia

Policia ka gjetur një pistoletë afër trupit të personi që u gjet pa shenja jete në fshatin Përpellac të Podujevës të premten në mbrëmje. 

Gjashtë fishekë e një gëzhojë bashkë me pistoletën janë sekuestruar. 

Trupi i viktimës është dërguar në obduksion.

“Raportohet se në varrezat e fshatit është gjetur viktima mashkull kosovar, pa shenja jete. Afër trupit të tij është gjetur një pistoletë. Pistoleta me 6 fishekë dhe një gëzhojë është sekuestruar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.