Tri vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit për të cilat Policia e Kosovës ka nisur hetimet.
Sipas njoftimit për media, raportohet se në emergjencën e Gjilanit një burrë është dërguar pa shenja jete. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas dëshmitarëve, viktima kishte humbur ndjenjat dhe kishte rënë në tokë derisa ishte në vendin e punës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq në Shtime nga Qendra Integruese Rehabilituese e të sëmurëve kronik psikiatrik është raportuar se një pacienteje i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe si pasojë ka ndërruar jetë në QKMF Shtime. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
E në Leposaviq është raportuar se një burrë në banesën e tij është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Sipas disa të afërmve viktima ka qenë duke jetuar i vetëm dhe nuk ishte përgjigjur në telefon. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe zjarrfikësit të cilët me forcë e kanë hapë derën e banesës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.