Dy persona janë raportuar të zhdukur në 24 orët e fundit.
Sipas raportit të Policisë, në Istog një burrë ka raportuar se vëllai i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
Ndërkaq në Prizren një grua ka raportuar se vëllai i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë informacion se ku ndodhet. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe njësitet policore janë duke hetuar rrethanat.