Një burrë dyshohet se sulmoi seksualisht dhe ia dëmtoi veturën një gruaje në Zveçan.
Policia e ka kërkuar të dyshuarit, por nuk e ka gjetur.
Rasti po hetohet.
“Është raportuar se një i dyshuar mashkull serb e kishte sulmuar seksualisht ankuesen femër kosovare si dhe i kishte dëmtuar veturën. Njësitë policore kanë kërkuar të dyshuarin në shtëpinë e tij por nuk e kanë hasur. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.