Një rrahje mes gjashtë personave ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Ferizaj, ku është sekuestruar edhe një armë, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Sipas njoftimit, pesë persona janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa një tjetër në cilësinë e viktimës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga njëri nga të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishekë, me të cilën dyshohet se kishte kanosur viktimën dhe një armë tjetër pistoletë lodër”, thuhet në njoftim.
Një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa katër të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.