Një rast rrëmbimi është raportuar në Polici në Gjilan.
Një i dyshuar është arrestuar pas dyshimit se me dy të tjerë e kishin marrë personin dhe e kishin dërguar në një vilë.
Viktima kishte arritur të largohej.
“Më 10.10.2025 është arrestuari i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se me dy persona tjerë e kishte marrë viktimën mashkull kosovar dhe e kishte dërguar në një vilë prej ku viktima kishte arritur të largohej. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.