Kronikë

Sherr në një familje në Podujevë, një grua sulmon një tjetër

Policia

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar, pastaj është liruar në procedurë të rregullt një grua e cila ka sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje dhe ka ndodhur të hënën në Podujevë. Palët thuhet se kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare nën dyshimin se e njëjta e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime. Palët pasi kanë pranuar tretman mjekësor janë intervistuar në prezencë edhe të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, dhe viktima është dërguar në strehimore. Në konsultim me prokurorin e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.