Barcelona ka shfrytëzuar për mrekulli humbjen e Real Madridit nga Mallorca. Katalonjasit fituan me vështirësi ndaj Atletico Madridit si mysafirë, 2:1, për të ikur në shtatë pikë nga “Mbretërit” në garën për titull kampioni në Spanjë.
Atletico kaloi në epërsi me Giuliano Simeonen në minutën e 39-të, por menjëherë barazoi Marcus Rashford. Në fund të pjesës së parë, Atletico mbeti me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit direkt me të kuq të Nicolas Gonzalezit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendasit u mbajtën mirë deri në minutën e 87-të kur nga një top i kthyer prej portierit përfitoi Robert Lewandowski për fitoren tejet të rëndësishme të Barcelonës.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 30-të në La Liga. Barcelona tani ka 76 pikë të tubuara në krye të tabelës. Reali që sot u mposht nga Vedat Muriqi, ngelet në 69 pikë. Janë edhe tetë ndeshje deri në fund.
Atletico është në pozitën e katërt me 57 pikë.