Një person është arrestuar të enjten në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar zyrtarët policorë.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se dy prej policëve kanë pësuar lëndime trupore, për çka kanë marrë trajtim mjekësor.
Rasti ka ndodhur rreth mesditës në rrugën “Ahmet Krasniqi” të kryeqytetit.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.