Kronikë

Sulmoi me mjet të mprehtë policin, arrestohet

Arrestimi i nje personi

Foto: Ilustrim

Është arrestuar një person me dyshimin se sulmoi një zyrtar policor në Mitrovicë të Jugut. 

Sipas Policisë, i dyshuari e sulmoi me mjet të mprehtë policin që ishte në detyrë. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, me një mjetë të mprehtë ka sulmuar zyrtarin policor që ishte në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.