Kronikë

Tentoi ta godasë policin me mjet pune të metalit, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

arrestim

Një person dyshohet se ka tentuar ta godasë me mjet pune të metalin një zyrtar policor të dielën në Vaganicë të Mitrovicës. 

Policia ka njoftuar se i dyshuari gjithashtu e ka kanosur personin zyrtar. 

Nuk është bërë e ditur nëse viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.