Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Tre persona ndalohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter nga Vitia

Prokuroria Themelore në Ferizaj

Tre persona janë ndaluar të mërkurën nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë në bashkëkryerje”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aksioni është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Ferizaj, pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me vendim të prokurorit, për 48 orë janë ndaluar A.S., noter në komunën e Vitisë, I.M. nga Prishtina dhe F.N. nga komuna e Dragashit.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndalimi i tyre është rezultat i vazhdimit të hetimeve që lidhen me një rast të mëhershëm, në kuadër të të cilit ishin ndaluar edhe pesë persona të tjerë për dyshime lidhur me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Autoritetet kanë theksuar se hetimet janë ende në zhvillim dhe se ndaj të dyshuarve do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme procedurale dhe ligjore në përputhje me legjislacionin në fuqi.