Një person i moshës 60-vjeçare ka vdekur të dielën në një lokal në Prizren.
Sipas njoftimit nga Policia, viktima ishte i shoqëruar nga vëllai i tij.
“Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60-vjeçare, deri sa ishte në një lokal së bashku me vëllain e tij, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjekësorë, ku emergjenca ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllait të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit i cili ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore.
Bëhet e ditur se me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe rasti rasti është duke u hetuar.