Kronikë

Vdes punëtori që u lëndua në vendin e punës në Gjakovë

shiriti i Policisë

Ilustrim

Një person i cili ka marrë lëndime trupore në vendin e tij të punës të shtunën në një fabrikë të tullave në Gjakovë, ka vdekur.

Siç bëhet e ditur nga raporti i Policisë, viktima fillimisht është dërguar për tretman mjekësor në QE-Gjakovë dhe pastaj në QKUK, mirëpo dyshohet se për shkak të lëndimeve të rënda, në orët e para të së dielës ka vdekur.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.