Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq 59-vjeçari në Ferizaj, ra nga ndërtesa ku po punonte

Policia

Foto: Ilustrim

Një 59-vjeçar ka humbur jetën në Ferizaj pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti që po ndërtohej, dhe ku viktima ishte si punëtor.

Rastin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, derisa ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Remzi Hoxha”, ndërsa ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me datë 13.04.2026, rreth orës 11:45, është pranuar informatë se në rrugën “Remzi Hoxha” një person ka rënë nga një objekt në ndërtim. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku edhe ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Dyshohet se viktima është nje mashkull 59 vjeç, i cili ka rënë nga kati i 6-të i objektit në ndërtim gjatë punimeve”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit Veseli.

Për këtë rast sipas Policisë së Kosovës, përveç forenzikës, janë njoftuar edhe inspektorët komunal të punës.