Këmbësori që ishte aksidentuar para tri ditësh në Fushë-Kosovë, ka vdekur të enjten në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka njoftuar se viktima është goditur nga vetura më 22 dhjetor në rrugën “Shefi Kuleta”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Aksidenti ka ndodhur me datën 22 dhjetor në rrugën ‘Shefki Kuleta’ në Fushë-Kosovë, ku kanë që të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Në aksident lëndime trupore ka pësuar këmbësori (mashkull), i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, nga ku sot jemi njoftuar se i njëjti ka vdekur”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.
Rasti është duke u hetuar nga njësiti i trafikut rajonal në Prishtinë.