Policia e Kosovës ka njoftuar se një 80-vjeçarë ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë.
Rasti ka ndodhur të enjten në mbrëmje.
“Me datën 15 janar 2026, rreth orës 22:20, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gracë të Vushtrrisë, një shtëpi banimi është kapluar nga zjarri. Njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikëse kanë dalë menjëherë në vendngjarje. Si pasojë e përfshirjes së shtëpisë nga zjarri , në vendngjarje ka humbur jetën viktima femër, e moshës rreth 80-vjeçare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ekipet emergjente mjekësore thuhet se e kanë konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin kompetent janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.