Kronikë

Vdiq një fëmijë nga aksidenti në Skenderaj

Shiriti i policise

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në Skenderaj që ndodhi më 24 korrik. 

Në aksident kishin mbetur të lënduar gjashtë persona, në mesin e të cilëve edhe fëmija. 

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion. 

“Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave me vozitës meshkuj, njëri shtetas i huaj ndërsa tjetri kosovar. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar gjashtë viktimat, tri femra dhe tre meshkuj kosovarë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konfirmuar se njëra viktimë-femije, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në IML për obduksion”, njoftoi Policia e Kosovës.