Dy raste të dyshuara vetëvrasjeje janë raportuar në Polici të premten.
Në rastin e parë, një person është gjetur i vdekur në fshatin Parallovë në Novobërdë të premten, ndërsa Policia e ka cilësuar rastin si vetëvrasje. Sipas Policisë, vëllai i viktimës ka raportuar se e kishte gjetur të vdekur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një revole me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka gjetur pa shenja jete vëllain e tij, i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit”, thuhet në raportin e PK-së.
Kurse në Prizren, një burrë ka raportuar se gruaja e tij kishte kryer vetëvrasje, e nga vendngjarja policët po ashtu kanë sekuestruar një armë.
“Ankuesi mashkull kosovar, raporton se gruaja e tij viktima femër kosovare dyshohet se ka bërë vetëvrasje, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është gjetur dhe konfiskuar një armë e cila dyshohet që është përdorur nga viktima. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njoftoi Policia.