Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiqën dy fëmijë e babai nga zjarri në një banesë në Malishevë

Policia

Foto: Ilustrim

Kanë vdekur dy fëmijë e babai i tyre nga shpërthimi i një zjarri në një banesë në Malishevë.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, bëri të ditur se dy fëmijët janë të moshës 9 dhe 12 vjeç, e babai i moshës 35-vjeçare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mund të konfirmoj që i kemi tre të vdekur. Dy fëmijët e moshës 9 dhe 12-vjeç dhe babai 35-vjeç”, tha ai. 

E, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 12:55, kur Policia u njoftua për një incident zjarri në një banesë në lagjen “Mirëdita”, në Malishevë. 

"Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete", tha ai. 

Prokuroria ka inicuar rastin si hetim i vdekjes dhe ka urdhëruar që trupat e pajetë  të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), tha Drin Domi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

U.d e presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ngushëlluar familjen dhe të afërmit e viktimave të ngjarjes në Malishevë.

“Në këto çaste të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave. Ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë”, ka shkruar në Facebook, Haxhiu.