Kronikë

Vodhi tre kompjuterë në një kompani, arrestohet

arrest

Ilustrim

Është arrestuar një i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë. 

Sipas Policisë, i dyshuari vodhi tre kompjuterë nga një kompani private, në vlerë rreth 5600 euro. 

“Më 14.01.2026 pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pas i njejti dyshohet se kishte vjedhur nga një kompani private tre kompjuterë në vlerë rreth 5600 €. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.