Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasja e argjentinases, Prokuroria kërkon dënim më të ashpër për Nikën e mbrojtja lirim

argjentinasja

Prokurori i Shtetit dhe familja e viktimës argjentinase, Maria Clara Urdangaray, kanë kërkuar ashpërsimin e dënimit prej 18 vjetësh burgim për vrasje të Endrit Nikës, ndërkohë që mbrojtja e tij ka kërkuar që ai të lirohet. 

Në seancën e mbajtur të hënën, gjyqtari referues Mentor Hajraj ka theksuar se Prokuroria e Apelit dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë kërkuar që të rritet dënimi për të akuzuarin për vrasje të rëndë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Avokati i familjes së viktimës, Betim Shala, ka kërkuar burgim të përjetshëm. 

E avokati i Endrit Nikës, Tomë Gashi, ka kërkuar lirimin e tij meqë ka thënë se vdekja e argjentinases ishte aksidentale dhe u shkaktua pasi viktima ra pasi u mbështet në kornizat e dritares së një hoteli që, sipas tij, nuk ishte hotel, por ndërtim pa leje. Ai ka insistuar se vdekja e Maria Clara Urdangaray ishte aksidentale.

Gjykata Themelore në Prishtinë në shkurt të këtij viti e pati dënuar Nikën me 18 vjet burgim, për vrasjen e të dashurës së tij argjentinase, në një hotel në Fushë-Kosovë në gusht të 2023-tës. Sipas aktakuzës, Nika ushtroi dhunë ndaj viktimës edhe në dhomë, derisa në një moment e hodhi atë nga dritarja e katit të gjashtë të hotelit ku po qëndronin.