Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vritet me thikë një person në Gjakovë

shiriti i Policisë

Ilustrim

Një person ka vdekur në Gjakovë si pasojë e therjes me thikë.

Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka thënë se viktima është dërguar për trajtim mjekësor pas lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë, ndërkaq i dyshuari ndodhet në arrati.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot, në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar se një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Fillimisht ishte dërguar në QKMF dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku edhe ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

Sipas Elezajt, bazuar në hetimet fillestare dyshohet se rreth orës 02:20 pas një mosmarrëveshje në rrugën "Mbretëresha Teutë" në Gjakovë, viktima është sulmuar nga një person, po ashtu i moshës madhore, i cili ndodhet në arrati.

Njësitë kompetente policore menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast "vrasje".

Aktualisht janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për vrasje në Gjakovë

56 min. më parë / 5 maj 2026 11:28
arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Një nga personat e dyshuar për vrasjen e sotme në Gjakovë është dorëzuar në Polici.

Sipas njoftimit nga Policia ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me rastin, organet e rendit bëjnë me dije se janë identifikuar dy të dyshuar.

Sot, në orët e hershme të mëngjesit,  një person i moshës madhore është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.

Fillimisht, i lënduari është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), e më pas është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, ku ka vdekur.

“Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se rreth orës 02:20, pas një mosmarrëveshjeje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Gjakovë, viktima është sulmuar me mjet të mprehtë nga një person tjetër i moshës madhore, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rasti “Vrasje”.   Si rezultat i veprimeve hetimore, janë identifikuar dy persona të dyshuar. Njëri prej tyre, me inicialet Q. S., rreth orës 09:45 është vetëdorëzuar në polici dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.