Një zjarr ka përfshirë në orët e hershme të mëngjesit fabrikën e stiroporit në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme që arrijnë mbi 400 mijë euro, sipas pronarit të objektit.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi, ka thënë për KOHËN se një punëtor është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për shqetësime në frymëmarrje si pasojë e tymit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Një punonjës i fabrikës është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi kishte probleme me frymëmarrjen si pasojë e tymit, por sipas mjekut kujdestar nuk ka pësuar lëndime të dukshme”, ka thënë ai.
Sipas informatave të grumbulluara nga pronari dhe dëshmitarët, Bytyqi ka thënë se zjarri dyshohet të mund të jetë shkaktuar nga një makineri e përdorur për thithjen e pluhurit brenda fabrikës.
Njoftimi është marrë rreth orës 03:00 dhe patrulla së bashku me njësitë e zjarrfikësve kanë reaguar menjëherë, duke lokalizuar dhe shuar zjarrit brenda një kohe të shkurtër.
Rasti është iniciuar si “incident zjarri”, ndërsa hetimet janë në zhvillim.