Në një ceremoni përplot polemika midis komunitetit kinematografik dhe festivalit, “Berlinale” ka ndarë çmimet e edicionit të 76-të. Filmi “Yellow Letters ” nën regji të turkut Ilker Çatak dhe me producent Ingo Fliess ka marrë “Ariun e Artë” të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin.
Juria e ka vlerësuar filmin për “gjuhën mjeshtërore të dhembshurisë filmike”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRegjisori i filmit ka thënë se rrjedha e ceremonisë së ndarjes së çmimeve e së shtunës mbrëma i ka ngjarë njërës prej skenave të filmit triumfues të edicionit të sivjetmë të festivalit.
Ka bërë thirrje që këto konfrontime të mos jenë midis komunitetit kinematografik por të bashkohen kundrejt politikës së partive të djathta e nihilizmit të kësaj kohe.