Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dave Mason – një portret unik i rockut klasik

Dave Mason

Dave Mason duke performuar në Chicago, në vitin 2023 (Foto: NYT)

Puna e Masonit në kitarë, e karakterizuar nga teknika delikate, interpretime të zjarrta dhe frazime plot shpirt, ishte një element i vazhdueshëm i karrierës së tij solo. “Unë i qasem instrumentit sikur të jetë një zë”, kishte thënë ai për revistën “Guitar Player” në vitin 1975. “Kjo është arsyeja pse fillova të luaj kitarë — për të pasur një mënyrë për të shprehur veten”. “Feelin’ Alright?”, u këndua edhe nga emra të shquar si Joe Cocker, e përgjatë karrierës bashkëpunoi me ikona si Jimi Hendrix, Eric Clapton, “The Rolling Stones” e të tjerë

Dave Mason, këngëtari, kantautori dhe kitaristi anglez që shkroi këngë të rëndësishme të rockut klasik si, “Feelin’ Alright?” dhe “Only You Know and I Know”, dhe që ishte anëtar themelues i grupit të njohur “Traffic”, përpara se të niste një karrierë të suksesshme si solo artist, vdiq të dielën në shtëpinë e tij në Gardnerville, Nevada. Ai ishte 79 vjeç. Versioni i Masonit i këngës, “Feelin’ Alright?”, i incizuar fillimisht me grupin “Traffic” në vitin 1968, nuk pati menjëherë sukses. Por kënga u bë një pjesë e pandashme e radiove të rockut klasik dhe u interpretua nga më shumë se 20 artistë, përfshirë Joe Cocker, “Jackson 5”, “Gladys Knight & the Pips” dhe “Grand Funk Railroad”.

Në vitin 2004, Mason u nderua nga “Rock & Roll Hall of Fame” për punën e tij me bendin “Traffic”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si solo-artist, ai realizoi tre albume të arta, përfshirë atë debutues të vitit 1970, “Alone Together”, që përmbante disa nga këngët e tij më të vlerësuara. Gjithashtu arriti sukses të madh me albumin, “Let It Flow”, i cili u mbështet nga kënga i tij më e suksesshme, “We Just Disagree”, e pozicionuar në vendin e 12-të të top-listës “Billboard” në vitin 1977.

Kënga e tij “Only You Know and I Know” u bë hit kur u interpretua nga grupi i muzikës rock dhe soul, “Delaney and Bonnie” në vitin 1971.

Puna e Masonit në kitarë, e karakterizuar nga teknika delikate, interpretime të zjarrta dhe frazime plot shpirt, ishte një element i vazhdueshëm i karrierës së tij solo. 

Dave Mason duke performuar në Chicago në vitin 1980

“Unë i qasem instrumentit sikur të jetë një zë”, kishte thënë ai për revistën “Guitar Player” në vitin 1975. “Kjo është arsyeja pse fillova të luaj kitarë — për të pasur një mënyrë për të shprehur veten”.

Dave Mason gjithashtu punoi si muzikant sesionesh me yje të njohur. Në këngën “Street Fighting Man” të bendit legjendar “Rolling Stones”, ai shtoi tingujt e ‘shehnait’, një instrument indian. Në versionin e Jimi Hendrixit të këngës së kantautorit Bob Dylan, “All Along the Watchtower”, ai interpretoi në kitarë akustike me 12 tela.

Po ashtu iu bashkua një versioni të hershëm të grupit “Derek and the Dominos”, i themeluar nga Eric Clapton dhe pianisti, Bobby Whitlock. Ka interpretuar në kitarë në albumin “All Things Must Pass” të George Harrisonit në vitin 1970, dhe në këngën “Listen to What the Man Said” të grupit “Wings” të Paul McCartneyt në vitin 1975.

Karriera e tij u shënua edhe nga vështirësi të mëdha, përfshirë kontrata të pafavorshme, dy falimentime dhe shumë procese gjyqësore. Në vitet ‘70 ai u përball në gjykatë me shtëpinë diskografike, “Blue Thumb”, për pronësinë e incizimeve të tij. Në vitin 2011 iu bashkua artistëve të tjerë për të paditur kompaninë “Universal Music Group” për të drejtat e muzikës digjitale.

Koha e tij me grupin “Traffic” ishte po aq e trazuar. Edhe pse Mason shkroi dhe këndoi “Hole in My Shoe”, hitin më të madh nga albumi debutues i vitit 1967, “Mr. Fantasy”, ai ndihej i mbingarkuar nga fama dhe vendosi të largohej nga grupi pas publikimit. Kompania diskografike më vonë e hoqi fytyrën e tij nga ballina e versionit amerikan të albumit. U ribashkua me grupin gjatë punës për albumin e dytë, ku shkroi ose bashkëshkroi disa këngë. Por megjithëse albumi pati sukses në Britani të Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mason sërish u largua nga grupi menjëherë pas publikimit.

Në librin e tij të kujtimeve të vitit 2024, “Only You Know & I Know”, Mason kujton se bashkëthemeluesi, Steve Winwood, i kishte thënë drejtpërdrejt: “Nuk më pëlqen si shkruan, nuk më pëlqen si këndon. Nuk më pëlqen si luan dhe… nuk të duam më në grup”.

“Isha i shokuar nga kjo deklaratë. Për mua, ai ishte grupi ideal”, kishxte thënë Mason në një intervistë për revistën “The Guardian” në vitin 2024. Ndër vite Mason pati edhe bashkëpunime të tjera me “Traffic”, përfshirë një turne në Britani të Madhe në vitin 1971, që solli edhe albumin live “Welcome to the Canteen”. Por ai nuk u ftua të qëndronte në grup dhe përpjekjet për një ribashkim të mundshëm nuk patën sukses.

Dave Mason, në mes, me anëtarët e “Traffic”, nga e majta, Jim Capaldi, Steve Winwood dhe Chris Wood, në vitin 1978. (Foto OTO: Keystone Pictures/ZUMA Press, nëpërmjet Reuters)

Megjithëse vazhdoi të punonte si solo-artist, në vitin 1996 ai tha se kjo nuk ishte zgjedhja e tij fillestare. 

“Duhej të vazhdoja karrierën disi”, kishte thënë ai. “Bëra album, por nuk kërkoja të isha solo-artist”.

David Thomas Mason u lind më 10 maj 1946 në Worcester. Prindërit e tij kishin një dyqan ëmbëlsirash. Ai e përshkroi fëmijërinë si të lirë dhe të thjeshtë, duke luajtur në natyrë dhe duke ndërtuar kasolle dhe varka. Megjithëse prindërit e tij nuk ishin muzikantë, ai u pasionua pas kitarës që në moshë të vogël, duke dëgjuar artistë në radio. Mësoi të luante vetë në këtë instrument dhe më vonë formoi grupin e tij të parë.

Pas ndarjes nga grupi “Traffic”, ai vazhdoi me projekte të ndryshme muzikore dhe bashkëpunime me artistë të mëdhenj. Albumi i tij i fundit solo, “A Shade of Blues”, u publikua në vitin 2023. Më vonë i ndaloi turnetë për shkak të problemeve shëndetësore. Mason la pas bashkëshorten, Winifred Wilson, dhe vajzën e tyre Danielle Mason. Djali i tij, True, vdiq në vitin 2006.

Në një intervistë, ai kishte thënë se ishte krenar që kishte përballuar sfidat e jetës dhe karrierës së tij.
“Kam kaluar katër tërmete, tri martesa, dy falimentime, një uragan të madh dhe kam mbijetuar industrinë e muzikës. Ky është një bilanc i mirë”.